Ditëlindja e 15-të e Facebook-ut: “bisha” që duhet mbajtur nën kontroll!

Mos i humb

Rrjeti social nisi udhë më 4 shkurt 2004 në një konvikt studentor në Harvard dhe që atëherë ka arritur një sukses të paimagjinueshëm duke tërhequr 2.3 miliardë njerëz s që përdorin atë si platformë komunikuese.

Por ajo gjithashtu kritikohet se është më e fokusuar në rritje sesa në mbrojtjen e përdoruesve.

“Është një kompani shumë e fuqishme, me një produkt shumë atraktiv, por që i ka bërë shumë njerëz që bëhen të varur prej saj”, tha analisti Josh Bernoff. duke shtuar se “kjo është arsyeja pse Facebook ka një përgjegjësi të madhe”.

Vitin e kaluar, Facebook u përfshi nga një seri skandalesh që kishin të bënin me mbrojtjen e të dhënave, ku u konstatuan abuzime me të dhënat e  përdoruesve në funksion të përfitimeve politike.

“Pas një sërë sfidash në 2018, Facebook nuk mburret më me novacione. Tani po kritikohet”, thotë analistja e tregut, Debra Aho Williamson.

“Facebook është 15 vjeç dhe përballet me një mister. Nuk është më një kompani si në fillim”, shtoi ajo.

Facebook është pronar dhe i aplikacioneve si Instagram, Messenger dhe WhatsApp, ku secila ka më shumë se një miliard përdorues.

Zuckerberg, 34 vjeç, vazhdon të mbrojë modelin e tij të biznesit dhe pretendon se Facebook nuk ka shitur të dhëna për përdoruesit e tij dhe se për këtë duhet të besohet.

Kompania pranon se duhet të bëjë më shumë për të rikthyer besimin dhe ka investuar miliarda dollarë në sigurinë e përdoruesve, me gati 30,000 të punësuar vetëm për këtë qëllim.

“Kur një kompania merr shumë energji dhe pretendon se po bën më të mirën për ju, kjo do të thotë se është shumë e nevojshme të kontrollohet. Ne e mësuam këtë në kapitalizëm”, thotë Bernoff.

Pavarësisht valës së skandaleve, Facebook pati një fitim rekord prej 22 miliardë euro vitin e kaluar. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit