“Djaloshi vezë” do t’i dhurojë për muslimanët paratë e mbledhura për të

Mos i humb

Djaloshi 17 vjeçar Will Connolly i cili me vezë qëlloi senatorin australian Fraser Anning ndaj të cilit pati reagime për shkak të deklaratës me të cilën akuzonte muslimanët pas sulmit terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, bëri të ditur se shumicën e parave të mbledhura për të do t’i dhurojë për viktimat e sulmit terrorist në Christchurch.

Në artikullin e gazetës “New Zealand Herald” thuhet nëpërmjet faqes “GoFunudMe” ka nisur një fushatë donacioni me qëllim që të “mbulohen shpenzimet ligjore dhe blerjen e më shumë vezëve” për djaloshin Connolly i cili gjatë një aktiviteti të hapur për opinionin publik në Melbourne qëlloi me vezë senatorin Anning i cili shkaktoi reagime për shkak të deklaratave të tij raciste duke u përpjekur të legjitimonte terrorizmin.

Më tej në artikull thuhet se Connolly i cili tashmë njihet me nofkën “djaloshi vezë” (egg boy) i kontaktuar nga personi që ka iniciuar fushatën ka thënë se është i ‘vendosur ‘ që t’u dërgojë shumicën e parave të mbledhura viktimave të sulmit terrorist në Christchurch.

Ndërkohë në fushatën e filluar bëhet e ditur se paratë e mbledhura deri më tani kanë arritur shumën prej 42 mijë dollarësh.

Djaloshi 17 vjeçar Connolly u lirua nga policia pas marrjes së deklaratës. Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Connolly ka shkruar: “Ishte një moment kur isha jashtëzakonisht krenar për të qenë njerëzor. Unë dua që ju të dini se muslimanët nuk janë terroristë dhe se terrorizmi nuk ka fe. Ata që mendojnë se muslimanët janë një shoqëri terroriste, janë të gjithë kokëbosh si Anning. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj. Kam dëgjuar se më keni dhënë emrin ‘djaloshi vezë’ (egg boy)”.

Ky postim i Connolly është ndarë nga mijëra persona në një kohë të shkurtër. Ku shumë persona nga vende të ndryshme që kanë komentuar në postimin e Connolly në mënyrën si “Faleminderit mbret”, “Super hero”, Faleminderit Will, t’i përfaqësove të gjithë Australinë”.

Connolly reagoi duke e gjuajtur me vezë senatorin Anning i cili gjatë një eventi në Melbourne mblodhi reagime me deklaratat e tij dy ditë pas sulmeve terroriste në qytetin Christchurch të Zelandës së Re duke i akuzuar muslimanët dhe duke u përpjekur të legjitimojë terrorizmin. Anning iu përgjigj me shuplaka djaloshit Connolly i cili e qëlloi me vezë derisa ai u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ku gjthashtu edhe mbështetësit e senatorit e goditën dhe e shtrinë për tokë djaloshin 17 vjeçar i cili u lirua pas deklaratës së marrë nga policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit