Dje u takua me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, ministri Tahiri niset për Amerikë

Mos i humb

Kryeprokurori amerikan i Gjykatës Speciale, Jack Smith ka qendruar të hënën në Kosovë. Ai gjatë kësaj vizite është takuar vetëm me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahirin.

Ndërsa sot Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate ka njoftuar se ministri Abelard Tahiri do të udhëroj për vizitë zyrtare në Amerikë.

Sipas komunikatës, Tahiri gjatë kësaj vizite do të takohet me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë në SHBA.

“Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka udhëtuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vizitë zyrtare. Ministri Tahiri do të takohet me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues nga Departamenti i Shtetit”, thuhet në komunikatë.

Përveç kësaj ai do të jetë edhe panelist në një organizim të quajtur “Java për drejtësi dhe zhvillim”, e organizuar nga Banka Botërore.

Ndryshe, kryeprokurori amerikan i Gjykatës Speciale gjatë qëndrimit të tij në Kosovë nuk ka takuar asnjërin prej krerëve të shtetit.

Në komunikatën e lëshuar dje thuhet që Smith është një prokuror me përvojë në hetimin e krimeve ndërkombëtare, dhe ishte cekur se Zyra e Prokurorit Special është duke u marr me pretendimet e dala nga Raporti i vitit 2011 të Këshillit të Evropës për trafikim me organe./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit