“Do të ishte e paimagjinueshme që regjimi sirian të mbetet pa përgjigje”

Mos i humb

 

 

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, në lidhje me operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj regjimit sirian pas sulmit kimik në Duma, tha se “Do të ishte e paimagjinueshme që regjimi sirian për të cilën është njohur se ka kryer sulm me armë kimike në Duma më 7 prill të mbetet pa përgjigje”.

Kalın bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër regjimit sirian pas sulmit kimik në Duma.

Ai theksoi se përdorimi i armëve kimike është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe një krim kundër njerëzimit. “Do të ishte e paimagjinueshme që regjimi sirian për të cilën është njohur se ka kryer sulm me armë kimike në Duma më 7 prill të mbetet pa përgjigje”, u shpreh ai.

Kalın duke tërhequr vëmendjen se përgjegjësit e këtij sulmi mizor duhet të japin llogari, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohen për parandalimin e sulmeve kimike që mund të ndodhin në të ardhmen.

“Ftojmë komunitetin ndërkombëtar”

Ndërkohë duke u shprehur se ashtu siç thekson presidenti Recep Tayyip Erdoğan, se kërcënimi i paraqitur nga armët kimike, nuk ndryshon faktin se në Siri qindra mijëra njerëz janë vrarë me armë konvencionale, Kalın tha se:

“Prandaj, përpjekjet për të shkatërruar vetëm armët kimike nuk do të jenë të mjaftueshme për t’i dhënë fund paqëndrueshmërisë në rajon. Qëllimi duhet të jetë përfundimi i luftës në Siri. Parandalimi i të gjitha masakrave të kryera me armë konvencionale dhe ato kimike, është e lidhur me një zgjidhje politike sa më të shpejt në Siri”.

“Në këtë kuadër ftojmë komunitetin ndërkombëtar që të zbatojnë një strategji politike gjithëpërfshirëse e cila do të përfundojë vdekjet që kryhen me armë kimike dhe konvencionale”, u shpreh Kalın.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit