“Do të ndodhë drejtësia dhe Tribunali Ndërkombëtar për genocidin serb”

25
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot vendin ku ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë.

Kryeparlamentari ka thënë se për krimet që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve ka për t’u përgjigjur Serbia.

“Serbia duhet të distancohet nga krimet që kanë ndodhur dhe të dënohen kriminelët”, është shprehur Veseli.

Veseli tutje ka thënë se Kosova do paqe, dhe një të ardhme më të mirë, mirëpo se nuk do ta lejojë askënd që të sillet keq me shtetin e Kosovës.

“E kemi për obligim që këto rroba të fëmijëve të vrarë të mos i varrosim. Ato do të vendosen në Muzeun e Gjenocidit. Ne duam paqe, nuk duam konflikt, duam të ardhme, por nuk do ta lëmë askënd të na nguc. S’ka qare pa ardhur drejtësia”.

“Do të ndodhë drejtësia dhe Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb”.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, shkruan lajmi.net, tha se deri në vitin 2004 kufomat e personave të vrarë në luftë janë varrosur bashkë me rroba, por pas këtij viti është marrë iniciativa që në rastet tjera ato të duhen në mënyrë që të dëshmohen krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here