Dobësimi i Euros, ekspertët: Pasojë e nismës së BSH për përdorimin e Lekut

Mos i humb

Ekspertët mendojnë se dobësimi i Euros ndaj Lekut mund të jetë rezultat i efekteve psikologjike të fushatës për kufizimin e euros në ekonomi.

“Një pjesë e madhe e njerëzve që nuk kanë informacion mund të jenë trembur dhe kanë nxituar për të këmbyer eurot në treg”, u shpreh Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë.

Në dy javët e fundit euro është zhvlerësuar me gati 1 për qind ndaj lekut dhe aktualisht këmbehet me 132 lekë. Por Arben Malaj, mendon se efektet janë kalimtare.

“Janë faktorë spontanë dhe janë të përkohshëm dhe nuk do të jenë faktorë që në mënyrë të përhershme dhe afatgjatë do të ndikojnë në këtë raport të këmbimit të monedhës kombëtare me valutat e huaja”, u shpreh Arben Malaj.

Sipas tij, masat e bankës së Shqipërisë nuk synojnë të luftojnë euron, por kanë për qëllim të nxisin përdorimin e monedhës kombëtare.

“Kjo duhet parë me qetësi. Synimi ynë është të nxisim përdorimin e Lekut, pasi kështu mund ta ndihmojmë më mirë ekonominë”, tha Malaj.

Por Selami Xhepa është skeptik ndaj kësaj politike, e cila sipas tij mund të ketë kosto për ekonominë.

“Në analizë të fundit janë vetë qytetarët që vendosin se si do I mbajnë kursimet e tyre, ndaj marrja e një politikë të tillë është një sime e guximshme, e cila për mendimin tim ka kosto”, tha Xhepa.

Të dhënat tregojnë se mbi 55 për qind e kursimeve të qytetarëve shqiptarë ruhen në euro, ndërkohë që monedha europianë përdoret gjerësisht edhe në shitblerjet e përditshme në treg./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit