Dobitë shëndetësore të dëllinjës!

Mos i humb

Dëllinja e kuqe është një frut me vlera të larta ushqyese. Është shumë e vlerësuar në mjekësinë popullore dëllinja (lat. juniperus communis), e cila është përdorur ndër shekuj për shërimin e sëmundjeve infektive.

Ka efekt në trajtimin e kollës, astmës, sëmundjeve gastrointenstinale dhe djersitjeve. Dëllinja përmban përbërës që luftojnë sëmundjet infektive dhe fruti i dëllinjave nxit punën e veshkave dhe nxit sekretimin e urinës. Organet tretëse nxiten për një funksionim më të mirë. Lukthi do jetë më i butë dhe zorrët të cilat kanë probleme infektive.

Vaji eterik i dëllinjës ka efekt në ndalimin e kollës duke zhbllokuar organet e frymëmarrjes. Depërtimi i këtij vaji në lëkurë mund të jetë efektiv në shërimin e sëmundjeve reumatoide. Dëllinja është e pasur me mangan, squfur, kalcium dhe kalium.

PËRDORIMI I DËLLINJËS SI SHURUP DHE ÇAJ

Për të përgatitur shurupin e dëllinjës ju duhen 500 gram dëllinja të ziera në 3 litra ujë. Hiqini nga uji dhe qërojini duke i vendosur të zihen përsëri. Lëngun kullojeni dhe shtojini një lugë mjaltë për çdo gotë ujë lëng dëllinjash.

Çaji i dëllinjës përgatitet duke përzierë një lugë dëllinja të qëruara në 250 ml ujë të vluar dhe shtojini sheqer ose mjaltë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit