Dobitë shëndetësore të lëngut të shegës

Mos i humb

Me afrimin e stinës së ftohtë, disa qytetarë bëjnë vaksinën kundër gripit për të qenë të mbrojtur.

Problemet e para të gripit kanë nisur menjëherë sapo edhe temperaturat nisën të bien. Shumë qytetarë kanë gjetur si zgjidhje vaksinën kundër gripitpër të qenë të mbrojtur.

Megjithatë ka një mënyrë më natyrale për të parandaluar gripin. Është një frut dhe lëngu i tij që ndihmon për të përforcuar imunitetin, i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur nga viruset.

Lëngu i shegës është një përzierje vitaminash dhe antioksidantësh, shkruan class. Ai forcon sistemin imunitar në mënyrë të përkryer.

Shega është e pasur me shumë elemente të rëndësishme, siç janë magnezi, mangani, zinku, hekuri, natriumi dhe bakri, veç vitaminës C.

Stina e ftohtë nuk sjell vetëm viruset, por dhe mbrojtësit natyralë. Shega është një mbretëreshë e tyre./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit