Dobitë shëndetësore të ujit të distiluar

Mos i humb

A është uji i distiluar më i shëndetshëm se uji i çezmës? Ka shumë debat rreth kësaj pyetjeje. Disa njerëz besojnë se uji i distiluar është më i pastër se uji i çezmës që është i disponueshëm në shumicën e vendeve urbane. Megjithatë, disa njerëz të tjerë besojnë se procesi i distilimit në të vërtet e bën ujin më pak të shëndetshëm. Provat tregojnë se pirja e ujit të shëndetshëm është e mirë për trupin tuaj por jo domosdoshmërisht më e shëndetshme sesa llojet e tjera të ujit të pijshëm.

Gjatë distilimit, uji ngrohet deri në pikën e vlimit. Avulli i krijuar nga uji ftohet dhe shumica e kontaminuesve zhduken gjatë këtij procesi.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, procesi i distilimit ka një efekt shumë të lartë në largimin e protozoa, bakterieve dhe viruseve.

Uji i distiluar gjithashtu largon kontaminuesit kimik si arseni, bariumi, kadmiumi, kromi, plumbi, nitrati, natriumi, sulfatet dhe shumë kimikate organike.

Megjithatë, shumë minerale esenciale të pranishme në ujë gjithashtu eleminohen. Sipas një raporti të publikuar, këto elemente përfshijnë kalciumin, magnezin, jodin, fluorin dhe litiumin. Ka gjithashtu lloje të ndryshme të ujit mineral- secili me karakteristikat e veta.

Nëse pini ujë me qëllim që t’i merrni këto minerale, atëherë ato nuk mund t’i merrni nga uji i distiluar.

Megjithatë, nëse sistemi juaj imunitar është në rrezik, atëherë uji i distiluar rekomandohet për ju pasi që nuk përmban organizma të dëmshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit