Dokumentari për Kapitenin, Meta: Cana, ambasador i shkëlqyer

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një nga ikonat e futbollit shqiptar. Në rrjetet sociale, ai shkruan se kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

“Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar ‘Loriku’, është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë. I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit. Faleminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë”, shkruan Meta.

Për këtë, kreu i shtetit ka publikuar edhe një fotografi, ku Meta shihet duke bërë simbolin e “shqiponjës” me duar dhe Cana që zhvendos fokusin tek ajo. Në filmin dokumentar në nderim të futbollistit përmblidhen fazat më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e Canës.

Përmbledhja e jetës së tij u prezantua mbrëmjen e së mërkurës, mes personaliteteve të shumta të sportit, artit dhe politikës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit