Dolën nga shtëpia të dielën, gjobiten 78 qytetarë, 4 shoferëve i tërhiqet patenta, ndëshkime dhe dy tregtarëve

Mos i humb

E diela ishte vendosur nga qeveria që të ishte një shtet- rrethim i plotë 24 orësh por disa qytetarë , shoferë dhe tregtarë që kanë thyer rregullat dhe janë gjobitur dhe dënuar.

78 qytetarë që kanë dalë nga shtëpia janë gjobitur me 10 mijë lekë duke u përjashtuar dhe paketa e ndihmës ekonomike. Më tej 4 shoferë të cilët patën guximin të nxirrnin mjetet e tyre në rrugë u është tërhequr leja e drejtimit për 3 vite.

Kurse 2 tregtarë që hapën subjektet e tyre në kundërshtim me orarin e caktuar janë ndëshkuar gjithashtu.

Vetëm një person është arrestuar në Elbasan, një 24- vjeçar i cili po ashtu kishte dalë në rrugë duke thyer karantinimin e detyruar.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT

Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në këtë kuadër, në të gjithë vendin, gjatë 12 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë secili, 78 persona që thyen rregullin për të qëndruar në banesë deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Në Elbasan, një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët i kërkuan arsyen e daljes në rrugë.

Nga Policia Rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të lejes së drejtimit për 3 vjet, 4 drejtues automjetesh.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur subjektet e tyre ditën e sotme.

Policia e Shetit apelon edhe njëherë për të gjithë qyetarët që të respektojnë me rigorozitet masat e vendosura, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit