Donald Trump : OBSH, kukull e Kinës

Mos i humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shpërthyer në akuza ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke e quajtur atë ‘kukull e Kinës’.

Komentet e Trump erdhën në një moment kur OBSH po zhvillon takime virtuale të përqendruar në situatën e pandemisë Covid-19 në të gjithë botën. Trump tha se ‘OBSH na dha këshilla të këqija, të tmerrshme që rezultuan të gabuara.OBSH si gjithmonë qëndroi në anën e Kinës’.

Ishte sekretari amerikan i Shëndetësisë që duke iu bashkuar videotakimeve me OBSH-në tha se OBSH-ja nuk e menaxhoi siç duhej krizën duke kushtuar shumë jetë njerëzish.

Donald Trump është kritikuar për menaxhimin që ai i bëri krizës së Covid-19 në SHBA. Trump ka ashpërsuar gjuhën duke bërë fajtor për këtë pandemi Kinën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kujtojmë që SHBA tashmë ka pezulluar financimin e saj për OBSH-në deri në përfundimin e një hetimi për pandeminë e koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit