Dorëheqja e 10-të në kabinetin qeveritar të Britanisë

Mos i humb

Ministri për Universitete dhe Shkencë i Britanisë së Madhe, Sam Gyimah, ka dhënë dorëheqje duke u arsyetuar në Marrëveshjen e Brexit-it.

“Pas një reflektimi të kujdesshëm, vendosa që të mos mbështesë Marrëveshjen për Brexit të qeverisë”, ka shkruar Gyimah në mesazhin për dorëheqje të cilën e publikoi nga rrjeti social.

Tërheqjen e Britanisë nga projekti i Bashkimit Europian Galileo, sistemit strategjik të Navigimit Satelitor, Gyimah e konsideron se është lajmërues i gjërave që do të ndodhin në fushat e ndryshme pas Brexit, ndërsa theksoi se vendimi për largimin nga BE në kushtet e ditëve të sotme përsëri duhet të konsiderohet për vendosje në referendum.

Ai u bë ministri i dhjetë me radhë që nga muaji korrik në Britani që dhanë dorëheqjen për shkak të Brexit. Mes atyre gjenden edhe dy ministra të Brexit, një ministër i jashtëm dhe një i punës.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kishte njoftuar se pas Brexit vendi i saj nuk do të mund të përfitojë nga Projekti Galileo, ndërsa në vend të saj do të zhvillojë sistemin e saj të navigimit.

Marrëveshja e Brexit mbi të cilën arritën marrëveshje Britania dhe BE do të votohet më 11 dhjetor në parlamentin britanik. Analistët politikë mendojnë se miratimi i marrëveshjes në parlament duket si një mundësi e dobët.

Ndërkohë disa platforma të cilat gjithashtu mbështeten edhe nga biznesmeni amerikan me origjinë hungareze George Soros, janë duke zhvilluar fushata që vendi të mbetet në BE. Disa prej këtyre grupeve kërkojnë që Brexit të ndalohet në parlament, ndërsa të tjerët kërkojnë një referendum të ri.

Në marshin kundër Brexit-it të zhvilluar muajin e kaluar kishin marrë pjesë rreth 700 mijë persona.

Britania e Madhe në referendumin e mbajtur më 23 qershor të vitit 2016 mori vendim për të braktisur Bashkimin Europian. Britania e Madhe zyrtarisht do të braktis Bashkimin Europian më 29 mars të vitit 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit