Dorëheqja e Haradinaj, reagon Thaçi: Respektoj vendimin e tij

Mos i humb

Shkup, protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Sot në Shkup u mbajt marsh protesues kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së...

Vazhdon zjarri i madh në pyllin e Semanit, në aksion dhe ushtria, shkrumbohen rreth 20 ha

Vijon prej disa ditësh zjarri i madh në pyllin e Semanit. Ndërkohë, Bashkia e Fierit është angazhuar me...

KUNDËRZBULIMI AMERIKAN: RUSIA, KINA, IRANI PO PËRPIQEN TË INFLUENCOJNË ZGJEDHJET

Drejtori amerikan i kundërzbulimit ka shprehur shqetësim për ndërhyrje nga Kina, Rusia dhe Irani në zgjedhjet e 2020. Zbulimi...

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti rezulton pozitiv në testin e koronavirusit

Kryeministri  i Kosovës Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë lajmërim e ka bërë vetë Hoti përmes një...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas dorëheqjes së dhënë sot nga kryeministri Ramush Haradinaj me arsyetimin se është thirrur nga Gjykata Speciale për intervistim si ish-luftëtar i UÇK-së.

Thaçi përmend edhe këshilltarin e tij të thirrur nga Specialja dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së ndërsa thotë se është informuar nga mediat për vendimin e Haradinajt.

Ai deklaron se respekton vendimin e Haradinaj dhe si Presidenti i Kosovës siguron se do veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore.

REAGIMI I THAÇIT
Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.
Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH

Thaci Fb

 

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...