Dorëheqja e Kotzias, Bushati: Ka pak gëzime në këtë profesion

Mos i humb

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas dorëheqjes së homologut të tij grek ditën e sotme, Nikos Kotzias me anë të një postimi në llogarinë e tij të “Twitter”-it.

“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti”, shkruan Bushati.

Më tej, ai e falenderon Kotziasin për bashkëpunimin e deritanishëm. “Faleminderit N. Kotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona”, shkruan Bushati në “Twitter”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit