Dorëheqja e Mugabes, festë në Zimbabve

Mos i humb

Banorët e Zimbabvesë kanë festuar gjatë gjithë natës pasi Robert Mugabe dha dorëheqjen si President.
Ai mbajti pushtetin për 37 vite dhe dikur madje kish thënë se vetëm zoti mund ta rrëzonte atë. Aleati i tij i shndërruar në rival, ish zëvendëspresidenti Emmerson Mnangagva, pritet të kthehet nga Afrika e Jugut dhe mund të emërohet President i ri, brenda disa orësh.
Dorëheqja e papritur e Mugabes erdhi në formën e një letre të lexuar nga kryetari i Parlamentit. Në të, Mugabe që deri në momentet e fundit i kish rezistuar presionit të publikut, ushtrisë dhe vetë partisë së tij për të dhënë dorëheqjen, tha se ai po e bënte këtë në mënyrë që të lejonte një transferim të qetë dhe paqësor të pushtetit dhe se vendimi i tij ishte vullnetar.
Lajmërimi ndërpreu menjëherë hetimin parlamentar që nisi ndaj tij të martën. Ligjvënësit nga partia në pushtet dhe opozita nuk ngurruan të shpalosnin gëzimin e tyre ndërsa nëpër rrugë njerëzit kërcenin, këndonin dhe valëvisnin flamuj. Partia në pushtet, Zanu PF tha menjëherë se ish zëvendës-presidenti do të pasojë tani Mugaben në post.
Shkarkimi i tij më herët këtë muaj shkaktoi një krizë politike pasi shumë njerëz e panë lëvizjen si përpjekje për t’i hapur rrugë Grace Mugabes që të pasonte të shoqin si lider. Mugabja, 93 vjeç, ishte deri në momentin e dorëheqjes së tij, lideri më i moshuar në botë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit