Dorëzimi i armëve, nisma e policisë dha pak rezultate

Mos i humb

Këto janë pamjet e qytetit të Beratit, pothuajse njësoj kanë qenë të gjithë qytetet shqiptare në ato kohë të errta për vendin. Dy dekada më vonë sërish në Shqipëri festohet me breshëri armësh.

Të vrarët nga plumbat që binin si shi nga qielli në 1997-ën, raportoheshin çdo ditë. Por zakoni i vjetër nuk është harruar. Një 16-vjeçar në Laç humbi jetën në tarracën e banesës nga një plumb qorr, por sipas burimeve nga policia, të shtëna me armë janë konstatuar në të gjithë qytetet e vendit.

Madje në kryeqytet plumbat shkaktuan edhe probleme me energjinë elektrike, pasi goditën linjat e tensionit. Por edhe nisma e policisë për dorëzimin vullnetar të armëve duket se ka dështuar për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

Deri në prill të 2017-ës rezulton të jenë mbledhur një numër shumë i vogël armësh krahasuar me ato që dolën nga depot e ushtrisë në 1997-ën. Për këtë Policia e Shtetit kërkoi që amnistia të shtyhej deri në fund të dhjetorit që lam pas, por për arsye të paqarta parlamenti, nuk e miratoi ndonëse

Komisioni i Sigurisë Kombëtare dha pëlqimin. Po ashtu nuk u mor parasysh as propozimi i deputetit Paulin Sterkaj, që çdo familjeje që dorëzonte një armë, t’u jepej në këmbim një lap-top./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit