“Dorëzimi i sistemit S-400 në vitin 2019”

Mos i humb

Marrëveshja për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 është hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit midis Turqisë dhe Rusisë, tha drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Politikave Rajonale të kompanisë shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes Rostec, Viktor Kladov, i cili paralajmëroi se dorëzimi i sistemit të parë S-400 do të realizohet vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Kladov tha se mes Turqisë dhe Rusisë ekziston nevoja për një proces bisedimesh për prodhimin e avionit luftarak të brezit të pestë.

“Për një projekt kaq të madh, nuk mjafton vetëm interesimi i palëve, por në të njëjtën kohë duhet gatishmëri për të punuar së bashku”, vlerësoi Kladov.

Ai e cilëson si vendim “serioz” prodhimin e përbashkët të avionit luftarak, duke thënë se është i bindur se në rast të një vendimi të tillë, Rusia dhe Turqia kanë infrastrukturën e nevojshme teknologjike dhe industriale për të siguruar rezultate të rëndësishme në zbatimin e këtij projekti.

Dorëzimi i sistemit S-400 në vitin 2019

Duke theksuar se dy vendet tashmë kanë bashkëpunim të gjatë në fushën e industrisë civile, Kladov tha: “Mund të them qartazi se marrëveshja për sistemin S-400 ishte hap i rëndësishëm për ta forcuar dhe zhvilluar bashkëpunim ushtarak-teknik mes shteteve tona. Nuk shoh asnjë pengesë që bashkëpunimi në të ardhmen të zhvillohet edhe në industri të tjera”.

Kladov rikujtoi se Turqia ka kërkuar që data e dorëzimit të sistemeve S-400 të tërhiqet më herët.

“Planifikojmë që sistemi i parë t’i dorëzohet Turqisë në vitin 2019. S-400 është sistem i pashoq në botë, me të cilin do të mund t’i mënjanoni thuajse të gjitha kërcënimet që vijnë nga ajri”, thekson Kladov.

Duke folur edhe për një prodhim të përbashkët të mundshëm të sistemeve S-400 me Turqinë, ai tha se për përgatitjen e organizimit të prodhimit të tillë nevojitet kohë e caktuar, furnizim e materialeve të përshtatshme, infrastrukturë teknike dhe burime njerëzore.

– Turqia ka potencial të lartë në xehetari dhe mjekësi

Kladov nënvizoi se tregu turk është një nga tregjet prioritare të kompanisë Rostec, duke përfshirë jo vetëm industrinë e mbrojtjes, por edhe atë civile.

Ai përshëndeti vendimin e Turqisë për të formuar Agjencinë Hapësinore Turke.

“Nënkompania jonë Rosoboronexport kishte marrë pjesë në lançimin e satelitit turk Turksat-4A. Për më tepër, nëse marrim parasysh pozitën gjeografike të Turqisë dhe industrinë e xehetarisë, ne kemi teknologji që mund të ofrojmë edhe në sferën e xehetarisë. Holdingu ynë Shvabe, nga ana tjetër, është duke vazhduar intensivisht prodhimin e pajisjeve mjekësore të teknologjisë së lartë. Jam i sigurtë se të gjithë këta sektorë kanë kapacitet të lartë në Turqi”, tha për AA Viktor Kladov./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit