Dosja 184, Vasili paralajmëron PS e Markun:Do ketë patjetër shtator

Mos i humb

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të shpallur moskompetencë për dosjen e bujshme “184” të përgjimit të zyrtarëve të PS në zgjedhjen e votave, duke e dërguar këtë dosje për hetim në Dibër.

Në një dalje për media, Vasili tha se Prokuroria ka shpërdoruar detyrën dhe është përpara akuzës. Sipas tij, dosja “184” është mbyllur qëllimisht, në mënyrë që zyrtarët e PS t’i shpëtojnë drejtësisë. Por, Vasili paralajmëroi socialistët dhe Prokurorinë se nuk shpëtojnë dot, pasi do ketë patjetër një shtator.

“Në këtë batërdi të jashtëzakonshme janë përfshirë ministra, drejtorë, policë, e tërë horrat e PS që vjedhin vota. Kjo Prokurori është në kushtet e plota të shpërdorimit të detyrës. Prokuroria sot është përpara akuzës. Bëri bllokimin e dosjes “184”. E kanë mbyllur qëllimisht. Në Shqipëri nuk funksionon Reforma në Drejtësi dhe pjellat e kësaj reforme të kapur po mbyllin dosjet.

Çdo gjë e qytetarëve është e rrezikuar. Zyrtarët e dosjes “184” nuk i prek më njeri. Por ata nuk shpëtojnë dot, e nëse shpëtojnë deri nga fundi i verës, do ketë patjetër një shtator”, theksoi Vasili.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit