Dr. Mustafa Bajrami Parlamentit të Kosovës: Kujdes gjatë përpilimit të raportit për 6 gylenistet e ekstraduar!

Mos i humb

Dr. Mustafa Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga parlamentarët e Kosovës, gjegjësisht Komisionit Hetimor, të kenë kujdes që para fillimit të hetimeve për ekstradimin e gylenistëve, të lexojnë Raportin e BE-së, ku përmenden fakte për  FETO-n, pastaj të dalin me përfundime.

Sipas tij, nuk duhet anashkaluar Raportin e BE-së, ku FETO përmendet si fajtore për puçin në Turqi ku humbën jetën qindra qytetarë të pafajshëm.

Bajrami, shkruan më tej se nuk është larg mendjes që një ditë BE të pranojë kërkesat e Turqisë për ta njohur FETO-n si organizatë terroriste.

“Personalisht mendoj se meqë BE-ja në Raportin e vitit 2018 ka përmendur këto fakte, atëherë, nuk është larg mendësh që në një të ardhme të afërt BE-ja t’i pranojë kërkesat e Turqisë për ta njohur FETO-n si organizatë terroriste. Dhe, nëse hipotetikisht ndodhë kjo, çka do të thoshte atëbotë Parlamenti i Kosovës…?!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Para se Komisioni Hetues i Parlamentit të Kosovës për 6 gylenistët e ekstraduar të bjen ndonjë përfundim, është mirë që anëtarët e atij komisioni ta konsultojnë Raportin e BE-së ku permendet FETO-ja si fajtore e organizimit të puçit ushtarak në Turqi, dhe ku, siç thuhet në Raport, kanë humbur jetën 248 qytetarë të pafajshëm (dhe janë plagosur 2196 të tjerë).

Personalisht mendoj se meqë BE-ja në Raportin e vitit 2018 ka përmendur këto fakte, atëherë, nuk është larg mendësh që në një të ardhme të afërt BE-ja t’i pranojë kërkesat e Turqisë për ta njohur FETO-n si organizatë terroriste. Dhe, nëse hipotetikisht ndodhë kjo, çka do të thoshte atëbotë Parlamenti i Kosovës…?!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit