Drejtësia më e madhe në historinë e njerëzimit

Mos i humb

 

Tregimi i cili mahnit botën me ngjarjen e cila përjetoi qyteti i Samarkandit.
Samarkandi është një qytet në Uzbekistan, numëron afër 400 mijë banorë. Banorët e atij vendi janë taxhikistan, flasin gjuhën taxhike.

Në këtë qytet Islami ka arrit në vitin 87 hixhrij apo 705 m.

Ky qytet u çlirua në dorë të komandatit të njohur Kutejbe bin Muslim.

Pasi u çlirua ky vend dhe hyri ushtria muslimane në Samarkand.

Një djalë një ditë bërtit: o Kutejbe. Ne me ty kemi një çështje në gjyq.

U mblodhën priftat e atij vendi, komandanti i muslimanëve dhe kadia musliman. Duhej të sqarohej një gjë, ajo ishte se Kutejbe kishte hy në këtë vend pa i thirr fare në Islam.
Është dasht sëpari ai të i thirr në Islam banorët e Samarkandit, e nëse nuk e pranojnë i vehet atyre xhizje – tatim.

Ky djaloshi i tha kadiut: Kutejbe ka hy në vendin tonë pa na thirrë ne së pari në Islam.

Kadiu u çudit, tha: o Kutejbe a është e vërtetë kjo çka po thotë ky djalë?

Aty pranë ishin shumë e shumë prifërinj të mëdhenj që vetëm dëgjonin se çfarë do të ndodhë.

Kutejbe tha: e vërtetë, o kadi, nuk i kam ftuar së pari në Islam, por ti e din se lejohet mashtrimi në luftë.

Kadiu i tha: ti ke bërë aq gabim të madh, saqë tash detyrohesh ti me gjithë ushtrinë tënde të lësh Samarkandin, sepse i ke hy në hak këtij vendi.

Kadiu musliman i tha: të urdhëroj të tubosh ushtrinë tënde ku e ke e ku se ke, të dilni menjëherë prej këtu, e bashk me ju do të dal edhe unë.

Priftërinjtë u çuditën nga ajo çfarë dëgjonin veshët e tyre, a thua kjo me siguri do të ishte drejtësia më e madhe në historinë e njerëzimit.

E në mbrëmjen e asaj nate u dëgjuan vrapimet e kuajve dhe ecja e ushtrisë së madhe e cila e lëshonte Samarkandin. Ajo dilte prej këtij vendi, por mbrapa i la banorët e saj duke qajt e duke vajtuar se asnjëherë nuk kishin parë e as dëgjuar për një drejtësi të tillë.

U mblodhën gjithë priftërinjtë dhe krerët e popullit të Samarkandit e shkuan në shatorat e ushtrisë muslimane që gjendeshin larg fort larg nga qyteti, dhe të gjithë dëshmuan la ilahe ilallah Muhamedun Resulullah.

Kjo ishte dhe është historia më e drejtë që njeh njerëzimi, fillimi është Islam por edhe fundi është Islam./Medialb/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit