Drejtësia për të miturit; Proceset zgjaten në kohë

Mos i humb

Zbatimi në terren i ndryshimeve në Kodin Penal për të miturit kanë sjellë efekte të ndryshme nga ajo që pritej. Ndryshimet synonin që proceset për të miturit të përfundonin më shpejt. Por tashmë gjyqet po zvarriten pasi janë disa përfaqësues ligjor që duhet të bëhen bashkë në një proces penal për fëmijët.

Ndryshimet në kodin e procedurës penale në kuadër të Reformës në Drejtësi, kanë prekur edhe drejtësinë për të miturit. Ndonëse prej gjashtë muaj ka një Kod të ri Penal për të miturit, i cili garanton të gjitha të drejtat dhe synon interesin më të mirë të minorenit, zbatimi në praktikë ka dhënë efekte të ndryshme nga ato që priteshin.

Problemi kryesor ka të bëjë pikërisht me kohëzgjatjen e procesit.

“Kodi i së Drejtës Penale parashikon që gjyqet me të mitur duhet të përfundojnë më shpejt, mendoj që nuk mund të gjykohen më shpejt se sa madhoret. Për faktin se i mituri duhet të gjykohet në praninë e përfaqësuesit ligjor, psikologes dhe një personi të besueshme që e kërkon i mituri dhe mjafton që një nga këto përfaqësues të mungojë procesi shtyhet. Dhe kjo ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës pasi është e pamundur që t’i bësh bashkë njëkohësisht disa figura procedurale në një proces”, u shpreh Erjon Bani.

Përveç numrit të lartë të përfaqësuesve ligjor që duhet të bëhen bashkë në një proces penal për të miturit, edhe mungesa e këtyre të fundit dhe pamundësia e Gjykatës për t’i thirrur forcërisht është bërë shkak për zvarritjet.

“Kodi i ri na e ka ndaluar që të shoqërojmë forcërisht një të mitur. Dhe për këtë arsye jemi detyruar të shtyjmë disa procese dhe ky është një ngërç procedurial. Kodi është shumë i mirë, garanton shumë të drejta si për të miturin, por për shkak te infrastrukturës është e pamundur që gjykimet të zhvillohen sa më shpejt”, shton ai.

Por si ndikon zvarritja e një procesi penal për një të mitur.

“Normalisht një i mitur duhet të gjykohet me një seancë. Pasi jo vetëm për të miturin, por edhe për madhorin sjell trauma procesi gjyqësor”, tha Erjon Bani.

Dhe deri sa institucionet përgjegjëse të krijojnë infrastrukturën e duhur, do të mjaftohemi të themi që kemi një drejtësi të mirë në letër, por që nuk rezulton e tillë në realitet./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit