Drejtoritë në Prishtinë pa drejtorë

Mos i humb

Janë bërë dy muaj që kur dy dikasteret komunale ndër më të rëndësishmet për Prishtinën, ajo e Kadastrës dhe e Kulturës po funksionojnë pa drejtorë, që kur kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, shkarkoi ish-drejtorët komunalë, që vazhduan të jetë anëtarë të Vetëvendosjes.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe opozita po e cilësojnë si papërgjegjësi mosemërimin e drejtorëve të rinj nga Shpend Ahmeti dhe njëkohësisht mungesë transparencë meqë përgjatë kësaj kohe nuk është bërë transparente se kush i nënshkruan vendimet në këto drejtori.

Por në kabinetin e Ahmetit kanë zgjedhur që të heshtin edhe në pyetjet e gazetës, në lidhje me delegimin e përgjegjësive të drejtorëve të shkarkuar, si dhe rreth emërimit të drejtorëve të rinj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit