Drenasi i “nxehtë” edhe një emër për degën e PDK-së

Mos i humb

Gara për degën e PDK-së në Drenas, dita ditës po duket të bëhet më interesante për faktin se janë disa nga emrat që pritët ti hyjnë kësaj gare për kryetar të degës së PDK-së për Drenasin.

Derisa dje Kosova Post dha lajmin se në garën për Drenasin deri më tani janë tre emra, kryeshefi i PTK-së Sejdi Hoxha, që thuhet se ka mbështetjen e liderit të partisë, Kadri Veselit, Naim Bazaj që po flitet se e ka mbështetjen e presidentit Thaçi, si dhe Labinot Halilaj që aktualisht është kryesues i kuvendit të Drenasit që është thënë se e ka mbështetjen e plotë të shefit të tij Ramiz Lladrovcit.

Por, Kosova Post merr vesh se sot është edhe një emër tjetër qe ka vendosur ti hyjë kësaj gare, fjala është për asamblistin e Drenasit, Adem Bucollin, madje ky i fundit e ka konfirmuar këtë edhe përmes një foto që sot ka publikuar me kreun e Drenasit Ramiz Lladrovcit nga i cili thotë se ka marrë mbështetjen për të kandiduar.

“Pas kafes së mëngjesit me Kryetarin e Komunës Ramiz Lladrovci sapo morrëm mbështetjen për të kandiduar…’ ka shkruar Bucolli në mbishkrimin e fotos qe ka publikuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit