Dreshaj propozon një ndryshim në ligjin për veteranët e UÇK-së

Mos i humb

 

 

 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka propozuar një ndryshim në ligjin për veteranët e luftës.

Sipas Dreshajt, është e padrejtë që veteranët që janë të aftë për punë ta kufizohen nga kjo e drejt me ndaljen e pensionit të veteranit.

“Ligji po i bën të pa aftë shumë veteranë që janë të aftë fizikisht për punë. Secili veteran që ka aftësi fizike për punë do të duhej t’i gëzonte dy privilegjet, punën dhe pensionin e veteranit. Unë mendoj se ligji duhet të amandamentohet dhe njerëzit që janë të aftë për punë t’i kthehen profesionit. Nuk është e mirë që me këtë ligj t’i pasivizojmë njerëzit që mund të japin kontribut në çfarëdo sfere” ka thënë Dreshaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit