“Dronët e EBA-së sulmuan aeroportin në Tripoli”

Mos i humb

Dronë nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë sulmuar Aeroportin Ndërkombëtar Mitiga në kryeqytetin libian Tripoli, tha Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Dronë të Emirateve, mbështetës të kriminelit të luftës (Khalifa) Haftar, shënjestruan Aeroportin Ndërkombëtar Mitiga”, thanë forcat e GNA-së në median sociale, pa dhënë detaje për viktima ose dëme.

Forcat e GNA-së e konsideruan sulmin si “vazhdim i regjistrit kriminal në sulmimin e infrastrukturës dhe aeroporteve dhe një përpjekje e dëshpëruar (e Haftarit) për të rikthyer humbjet”.

GNA ka akuzuar EBA-në për mbështetjen e forcave të Haftarit, gjë të cilën Abu Dhabi e ka mohuar më parë në disa raste.

Më 2 shtator, operacionet u ndërprenë në Aeroportin Ndërkombëtar Mitiga për shkak të sulmeve nga forcat e Haftarit, ndërsa të gjitha fluturimet u transferuan në Aeroportin Ndërkombëtar në Misrata.

Forcat e gjeneralit libian Khalifa Haftar në prill filluan një fushatë për të pushtuar Tripolin nga GNA.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përleshjet midis dy palëve që nga ajo kohë kanë shkaktuar më shumë se 1.000 të vdekur dhe rreth 5.500 të plagosur.

Vendi i pasur me naftë ka mbetur i përfshira nga trazirat që nga viti 2011, kur ish-sundimtari libian Muammar Gaddafi u rrëzua dhe u vra në një kryengritje të mbështetur nga NATO-ja pas katër dekadash në pushtet.

Që nga ajo kohë, në Libi janë shfaqur dy qeveri rivale, një në lindje, së cilës i është bashkuar gjenerali Haftar, dhe GNA me qendër në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit