Duat Haradinaj: Të ndryshohet ligji për veteranët

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj listës që Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë me 20 mijë emrat që kinse cilësohen si veteranë mashtrues.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ka parë  emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan hequr prej veteranit.

“Sot e pashë emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan hjekë prej veteranit. Njeriut që i përulem për luftën dhe angazhimin e tij. Mbi 60 herë e ka kalu kufirin e përgjakshëm mes Kosovës dhe Shqiperisë. Asnjë ditë të vetme nuk ka munguar në Luftën tonë. Ai është në mesin e qindra djemve që sot u turpëruan me këtë marri shtetrore. Në mesin e shumë njerëzve qe i kam pas krahë të djathtë e që ishin hjekë nga lista, do jem edhe unë. Turp!  Keshillë: Ma mirë ndryshone ligjin e kthene si ju kam thënë se kështu nuk keni me bë zgjidhje. Keni me e përplasë popullin mes vete”, ka shkruar Daut Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit