Dueli presidencial i Polonisë, Brukseli ndjek me vëmendje procesin zgjedhor

Mos i humb

Fati i zgjedhjeve presidenciale të Polonisë mbetet i paqartë pasi sondazhet para rundit final të së dielës nuk nxjerrin ndonjë fitues të qartë. Presidentit të tanishëm Andrzej Duda mund t’i duhet të kërkojë ndihmën e të djathtës ekstreme për të formuar qeverinë. Votimet ndiqen me interes edhe në Bruksel për shkak të konfliktit të hapur me Varshavën për pavarësinë e gjyqësorit.

Pavarësisht se e mundi rivalin e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, presidenti në detyrë i Polonisë, Andrzej Duda, mund të detyrohet t’i drejtohet për ndihmë të djathtës ekstreme për të formuar qeverinë.

Po ekstremistët duken të pakënaqur me të dy kandidatët dhe thonë se nuk do të mbështesin asnjë prej tyre.

Deri tani, presidenti në detyrë Andrzej Duda dhe kryetari i bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski, po bëjnë përpjekjet e fundit për të mobilizuar votuesit, në ditën e fundit të fushatës presidenciale përpara votimit të së dielës. Nga mesnata e së premtes vendoset heshtja parazgjedhore dhe publikimi i sondazheve dhe fushatat elektorale ndalohen.

Duda e përfundon fushatën e tij në juglindje të vendit, ku mbështetja është edhe më e fortë. Ai synon të mobilizojë votuesit në rajonin e Karpateve dhe në veri në qytetin e Zamosc.

Rivali i tij Trzaskowski e ka përqendruar fushatën në qytetet e vogla në jugperëndim të vendit. Anketat nga java e fundit i japin Trzaskowskit midis 45 dhe 47.5% mbështetje, ndërsa Duda ka një mbështetje prej 44 deri në 47.3%.

Llogaritet se rreth 5-11% e votuesve janë ende të pavendosur dhe pritet pjesëmarrje e ulët e të rinjve.

Zgjedhjet konsiderohen një plebishit për ose kundër qeverisë së partisë nacional-konservatore “Ligj dhe Drejtësi” (PiS). Një fitore e Dudas do të konsolidojë më tej kontrollin e partisë në pushtet, ndërsa humbja e tij mund të fillojë erozionin e qeverisë së PiS.

Zgjedhjet presidenciale të Polonisë po ndiqen me interes edhe në Bruksel për shkak të probleme të vazhdueshme që Varshava ka pasur me pavarësinë e gjyqësorit. Në prill Bashkimi Europian filloi një procedurë ligjore ndaj kundër Polonisë për shkak të ndërhyrjeve ligjore që prekin pavarësinë e sistemit gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit