Durmishaj: Çështja e mbulesës (shamisë) duhet të mbetet çështje e lirisë personale!

Mos i humb

Për herë të parë në kryeqytet u shënua Dita Botërore e Shamisë në bashkëpunim me ‘World Hijab Kosova’ dhe ‘World Hijav Albania Women Rights’. Me këtë rast, psikologia dhe akivistja nga Shqipëria, Edlira Durmishaj, në një intervistë ekskluzive për Kosova Post, u shpreh se përmes këtij organizimi dëshirojm të përcjellim mesazh gruas besimtare, që prioritet duhet të jetë mençuria, dituria dhe kërkimi për ta zhvilluar vetën dhe për të ecur përpara.

Më tutje ajo u shpreh se çështja e mbulesës (shamisë) duhet të mbetët çështje e lirisë personale. Sipas saj, nuk mjafton vetëm një ditë për tu dëgjuar zëri i tyre, por siç thotë ajo kjo është një fillesë për të përcjellur mesazhe bashkëpunuese dhe uniteti.

KosovaPost: Pse zgjodhët ta bëni këtë organizim në Prishtinë dhe a organizohet në qendra të tjera shqiptare?

Durmishi: Në fakt është viti i katërt që ne organizojmë “World Hijab Albania”. Dëshira për të kaluar kufijtë administrativ, Shqipërisë në fakt nuk daton këtë vit, më tepër vjen në frymën e bashkëpunimit dhe atij unitetit kombëtar të cilit ne e kemi të rrënjosur shpirtërisht dhe moralisht. Megjithatë pse jo ‘World Hijab Day’ është një ditë sensibilizuese kundër paragjykimeve dhe diskriminimit. Megjithatë ajo që ne synojm të përcjellim si mesazh është se ne nuk duam ta përkufizojmë vetëm në një ditë. Fakti që popullsia e Kosovës e kanë shumë më të brymosur dhe shumë më të gjallë identitin fetar, por edhe ndërgjegjen fetare, atëherë kjo shërben shumë bukur edhe si një jehonë e ndërsjelltë, por edhe si fuqizim i ndërsjelltë i asaj nisme që ne prej katër vitesh e organizojm në Shqipëri.

KosovaPost: Motoja “Thyeje heshtjen”, për cilën heshtje bëhet fjalë?

Durmishi: Duket sikur në pamje të jashtme nuk kemi probleme me çështjen e paragjykimeve, po themi kontraktimeve që ndodhin kur vjen puna tek shamia, shprehja e besimit edhe nëpërmjet veshjes. Ne jemi një popullsi dominante muslimane, por sa herë që vjen puna për t’u integruar, për një integrim i cili kërkohet nga të gjitha palët, në terma praktik ai integrim vështirësohet edhe përkundër faktit që të gjitha bazat ligjore janë me ne. “Thyje Heshtjen” do të thotë të thyhet ajo heshtje e cila lidhet me përplasjen e mendësive të vjetra që kanë ngelur tek-tuk në bashkëkombasit tanë, por unë dua të theksojë që baza ligjore për shprehjen e lirisë së besimit dhe diskriminimit është pozitiv. Çdo gjë është e mbrojtur dhe e lirë, megjithatë duhet thyer stereotipet, paragjykimet, duhet thyer ata kufijë personal të cilat i mbajnë shumë të ngrira situatat. Por, pse jo nganjëherë edhe mund të cënohen personazhe, individ që jo të gjithë kanë mekanizma më të fortë personal për të vazhduar dhe këmbëngulur.

KosovaPost: Sa mendoni që është duke u dëgjuar në institucionet e tjera zëri i gruas për mbulesë?

Durmishi: Duhet theksuar që këto situata nuk kanë natyrë revulucionare dhe e gjejë rastin të ju falenderoj sepse këto janë evolucion. Çështja e mbulesës duhet të mbetet çështje e lirisë personale. Me një takim nuk bëjmë ndonjë gjë të madhe, por arrijm sensibilizim, arrijm të themi se PO, ka dikush që është i ndërgjegjshëm dhe është i ndjeshëm ndaj këtyre situatave, është i ndjeshëm ndaj problematikave të individëve të cilët duan ta shprehin besimin lirshëm edhe në hapsirat publike. Kryesisht unë e theksoj që synimi thelbësor është arsimi publik, shkollat e mesme, shkollat publike, jo ato private. Kështu që sa mund të dëgjohet zëri nuk mjafton një ditë, ajo që duhet të bëjmë është që të jemi të vazhdueshëm gjithmonë duke përcjell mesazhe bashkëpunuese, mesazhe unitetit dhe pranimi diversiteti.

KosovaPost: Si mund të kalohen barrierat që gratë me mbulesë të jenë aktive dhe të kenë rolë vendimmarrës?

Durmishi: Është proces, fillon me edukimin. Feja jonë e ndritur fillon me edukimin, me urdhëresen e parë ‘Lexo’. Sot ne këtu jemi mbledhur për të përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm, pavarësisht që ajo logoja aty “Stand for hijab”, do të shikoni në fakt përpiqen të japim një frymë të moderuar, atë urdhëresën e  parë hynjore ‘Lexo’. Jemi këtu për t’i thënë gruas besimtare që prioriteti jotë duhet të jetë menquria, dituria, kërkimi për të zhvillu vetën dhe për të ecur përpara.

KosovaPost: A mendoni që problemi është vetëm tek paragjykimet e shoqërisë apo ju mungon edhe vetëinciativa e grave të jenë më këmbngulëse ndaj të drejtave të tyre.

Durimishi: Këmbngulja është element i padiskutueshëm, megjithatë dikush duhet të ia nisi dhe ne kemi vërtetuar që jemi aktiv në shoqëri, kemi vlera për të ndarë, mjafton që vetëm dikush t’i japim një dorë mbështetje. /KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit