Durrës, digjet gjatë natës automjeti i një 42-vjeçareje

Mos i humb

 

 

Një zjarr ka prishur qetësinë e banorëve të Durrësit rreth orës 2:30 pas mesnate, e ka shkrumbuar gjithashtu një automjet tip Citroen.

 Automjeti ishte në pronësi të shtetases 42-vjeçare V.K., banuese në lagjen Nr. 11 në Durrës.

Në vendngjarje shkuan efektivë të policisë dhe forca zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit