Durrës/ Helmohen 13 rrobaqepëse, shtrohen në spital

Mos i humb

13 punonjëse të rrobaqepësisë “Alba Stir” janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit duke u ankuar për helmim me nga dioksidi i karbonit.

Gratë thonë se ka shpërthyer tubi i aspirimit te gazrave në objektin e fasonerisë ku punojnë. Në vendngjarje shkuan 4 autoambulanca. Drejtoria e spitalit të Durrësit bën me dije se situata është nën kontroll dhe punonjëset nuk paraqesin gjendje të rënduar.

Ato janë paraqitur me marrje mendsh, të përziera, por mjekët nuk japin ende një version zyrtar për diagnozën.

Subjekti fason operon në Fllakë dhe ky është rasti i tretë në Durrës që punonjëse të një fabrike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit