Dy milion euro donacion për QKUK-në

Mos i humb

Ministria e Shëndetsisë ka arritur të thith një donacion nga Finlanda prej 2 milion euro për QKUK-në.

Sot Zëvendës Ministri Shëndetësisë dr.Granit Abdullahu dhe Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë Z.Ardian Ferizi  ka pritur në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë  dhe një delegacion nga Finlanda ne ambientin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Arsyeja e këtij takimi është rreth donacionit të dhuruar nga spitali i shtetit Finlandez Coxa për QKUK. I cili donacion  ka të bëjë me paisje medicinale e cila kap vlerën rreth 2milionë euro.

“Ky donacioni u arrit me sukses falë bashkëpunimit të Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë dr.Granit Abdullahu dhe Ambasadores së Finlandës në Kosovë Z.Pia Stjernvall, ku ky donacion ka të bëjë me paisje medicinal e cila kap vlerën rreth 2 milion euro”, ka shkruajtur zv. Ministri Shëndetësis Granit Abdullahu në rrjetin e tij social në facebook.

Me këtë rastë Ministria Shëndetësisë falenderon Ambasadën e Finlandës dhe perfaqësuesit e donacionit dhe mbetet e përkushtuar për bashkpunime të tjera në vazhdim.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit