Dy milionë muslimanë shkojnë në Haxh, ja sa janë nga Kosova

Mos i humb

 

Haxhi si kushti i pestë i islamit Është vlerësuar se rreth 2 milionë myslimanë do të bashkohen javën e ardhshme për Haxh në Arabinë Saudite.

Ndërsa siç bën të ditur Bashkësia Islame  1083 pelegrinë nga Kosova kanë udhëtuar për në Meke, për ta kryer Haxhin.

Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet e të cilit kishin bojkotuar këtë ngjarje në vitet e fundit pasi një shtyerje e turmës më 2015, kishte lënë të vdekur qindra iranianë. Një nga pesë shtyllat e fesë që po rritet më së shpejti në botë, Islamit, është edhe Haxhi, i cili këtë vit nis më 19 gusht dhe mbaron më 24 të po këtij muaji.

Secilit mysliman i kërkohet të kryejë Haxhin të paktën një herë në jetë. Deri më 16 gusht, më shumë se 1.6 milion persona veçse kanë arritur në Arabinë Saudite.

Shumë pelegrinë janë parë me anëtarë të familjeve të tyre, disa kanë telefonuar të afërmit dhe disa të tjerë kanë blerë pije të ftohta për të përballuar temperaturën mbi 40 gradë Celsius.

Për shumë pelegrinë kjo është hera e parë që largohen nga shtëpia. Besimtarët e besimit islam më datë 21 gusht do të festojnë Kurban Bajramin, shkruan. 21Media. E festën e Kurban Bajramit përpos therjes së Kurbanit, e karakterizon edhe shkuarja në Haxh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit