Dy palestinezë vriten në sulmet e avionëve izraelitë

Mos i humb

Dy palestinezë të vrarë është bilanci nga sulmet e avionëve izraelitë të dielën mbi Rripin e Gazës.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, zëdhënësi i së cilës, Ashraf al-Qudra, tha se bëhet fjalë për dy 17 vjeçarë.

“Dy të rinjtë kanë rënë dëshmorë në sulmet e së dielës. Bëhet fjalë për 17 vjeçarët Salem Sabah dhe Abdullah Abu Sheikha, nga qyteti Rafah”, tha ai.

Avionët izraelitë kryen sulme në territoret palestineze, menjëherë pas plagosjes së katër ushtarëve izraelitë nga një shpërthim bombe në afërsi të kufirit me Gazën.

Të shtunën, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua për “një kundërpërgjigje të ashpër ndaj sulmit”.

Në vitin 2014, Izraeli kreu një sulme prej 51 ditësh në Rripin e Gazës, duke vrarë mbi 2.300 palestinezë.

Sipas Izraelit, u vranë 68 ushtarë të tij dhe pesë civilë, ndërsa 2.522 persona, nga të cilët 740 ushtarë mbetën të plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit