Dy të vrarë në qendër të Cyrihut

Mos i humb

Në qendër të Cyrihut, në Europaallee, një shesh që është ngjitur me Stacionin kryesor hekurudhor në pasditen e sotme janë vrarë dy persona. Siç bën të ditur Policia e Qytetit të Cyrihut, vrasja ka ndodhur me armë zjarri.

Rreth orës 14.30 policia ka marrë njjë njoftim për të shtëna me armë që kanë ndodhur në Lagerstrasse, rrethi i katërt i qytetit. Forcat e shpëtimit që janë dërguar atje, në vendin e ngjarjes kanë gjetur një person të vrarë dhe një të plagosur rëndë, i cili ndërkohë po ashtu ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Situata është nën kontroll dhe nuk ekziston arsye për shqetësim të qytetarëve, ka thënë policia, e cila e ka bllokuar hapësirën rreth vendit të krimit.

Dëshmitarët tregojnë se kanë dëgjuar disa të shtëna dhe pastaj i kanë parë dy trupa të pajetë, të shtrirë patra filialit të bankës UBS. Pranë njërit nga të përmendurit ishte një revole. Ata shtojnë se bëhet fjalë për një çift të ri, një burrë dhe një grua. Burri, pasi ka vrarë gruan, ia ka drejtuar revolen edhe vetes./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit