Dy urat e Stambollit dhe kulla në Ankara ndriçohen me ngyrat e flamurit të Kosovës

Mos i humb

Stamboll

Në kuadër të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dy urat në Stamboll, “Fatih Sultan Mehmet” dhe “Yavuz Sultan Selim”, si dhe kulla në Ankara janë ndriçuar me ngyrat e flamurit të Kosovës, (AA).

Urat në Stamboll ndriçohen me ngjyra dhe shfaqje të dritave në ditë të rëndësishme, ndërsa sonte me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ato janë ndricuar me ngjyrat kaltër, të bardhë dhe të verdhë të flamurit të Kosovës.

Ky ndriçim i realizuar nga Drejtoria e menaxhimit të energjisë së Bashkisë Metropolitane të Stambollit (IBB) do të vazhdojë deri në lindjen e diellit të ditës së nesërme.

Po ashtu edhe kulla e lartë e komunikimi dhe vëzhgimit “Atakule” në Ankara është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kosovar me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në “Atakule”, e cila ndodhet në rajonin Çankaya të kryeqytetit, përkatësisht në pjesën rrotullese të saj, në gjuhën turke dhe atë angleze janë shfaqur edhe shkrimet “Republika e Pavarur e Kosovës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit