Dy viktima të ortiqeve të borës në dy vende të ndryshme

Mos i humb

Dy persona në dy vende të ndryshme në Zvicër kanë humbur jetën, gjatë dy ditëve të fundit, të mbuluar nga ortiqet e borës. Kështu, një skitar 31 vjeçar nga Franca i cili që nga e shtuna konsiderohej i zhdukur, është gjetur i vdekur të dielën paradite në Jenaz të Graubündenit. Ai ishte në thellësinë prej tri metrash në brendinë e borës së ortekut, në Garauschatobel, bën të ditur Policia e Kantonit.

31 vjeçari ishte nisur së bashku me partneren e tij pasditen e të shtunës të ngjitej nga Fideris në Glattwang, transmeton albinfo.ch. Nën majën e përmendur ata janë ndarë. Burri dëshironte të ngjitesj i vetëm në majen e përmendur ndërsa gruaja kishte shkruar në një shtëpi mali në Heubergen. Kur burri nuk u kthye në mbrëmje, u iniciua një aksion për kërkimin e tij. Të dielën paradite u gjet trupi i tij i pajetë.

Ndërsa sot, e hënë, ka humbur jetën nga orteku i borës edhe një skitar tjetër. Kësaj radhe kjo ka ndodhur në Belalp të Kantonit Valis. Ndonëse i përmenduri është gjetur menjëherë dhe është nxjerrë nga orteku, ai ka vdekur ende pa ardhur ekipi shpëtimtar me helikopter, përcjell albinfo.ch. Ai ka qenë pjesë e një grupi prej pesë vetash që po qarkullonin në zonën Hofathorn, njofton Policia e Kantonit të Valisit./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit