Dy vite nga fillimi i operacionit “Mburoja e Eufratit”, ku u mposht terrorizmi dhe triumfoi jeta

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në bashkëpunim me ushtrinë rebele të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dy vjet më parë filluan ofensivën “Mburoja e Eufratit”, gjatë së cilës u shkatërruan fortesat terroriste dhe filloi një jetë e re në veri të Sirisë.

Fushata filloi me çlirimin e qytetit kufitar sirian Jarabulus. Gjatë operacionit gjashtëmujor në veri të Sirisë nga terroristët u pastrua një zonë prej 2.055 kilometrash katrorë.

Në periudhën e fundit në këtë zonë gjendja është stabilizuar, banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre, kurse rindërtimi dhe zhvillimi i rajonit janë në vijim, duke përfshirë edhe revitalizimin e sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë.

Forcat turke, më 24 gusht të vitit 2016 nisën ofensivën “Mburoja e Eufratit” dhe pas 12 ditësh arritën objektivin e parë duke dëbuar terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it nga kufiri sirian me Turqinë.

Në fazën e dytë të ofensivës, forcat turke kanë vazhduar me zgjerimin e zonave të lira dhe u fokusuan në çlirimin e qytetit al-Bab, i cili ndodhet afër Halepit dhe konsiderohej si fortesa kryesore e terroristëve të DEASH-it.

Në fund të shkurtit të vitit të kaluar, forcat turke dhe ULS çliruan qytetin al-Bab, me çka Turqia mbeti jashtë rrezikut të predhave të artilerisë së DEASH-it, me çka pengoi YPG/PKK-në në përpjekjet e saj për të krijuar një brez terroristësh.

Pas përfundimit të ofensivës, forcat turke dhe çliruesit neutralizuan elementet e mbetura terroriste dhe fushat e minuara, ndërsa rajoni i çliruar nga Azazi deri në Jarabulus u bë i njohur si “rajoni i ofensivës Mburoja Eufratit”.

Forcat e sigurisë së Turqisë kanë vendosur kontroll në rajon dhe kanë filluar procesin e rindërtimit duke mundësuar lehtësimin e kthimit të refugjatëve. Për sigurinë kujdesen siranët e trajnuar nga forcat turke.

Janë formuar edhe Asambletë lokale me mbështetjen e Turqisë që po punojnë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara.

Sipas të dhënave të asambleve lokale, gjatë periudhës së kaluar është përshpejtuar kthimi në rajon. Aktualisht në këtë rajon jetojnë rreth 1.5 milion njerëz, që është pesë herë më shumë se numri i banorëve gjatë pushtimit terrorist.

Si një fazë e sigurt, rajoni i çliruar në ofensivën “Mburoja e Eufratit” është bërë një strehë edhe për sirianët e zhvendosur nga pjesë të tjera të vendit.

Qytetet Mare, Azaz, Jarabulus, Cobanbey dhe al-Bab ngadalë janë duke kthyer epitetin e dikurshëm të një rajoni të tregtisë, bagëtisë dhe bujqësisë, për të cilën ka kontribuar ndjeshëm krijimi i degëve të postës turke PTT.

Gjatë pushtimit tre-vjeçar, terroristët e DEASH-it në atë rajon shkatërruan shkolla dhe objekte të tjera të infrastrukturës.

Gjatë dy viteve të fundit, gati 500 shkolla janë rinovuar dhe përshtatur, për të cilën mbështetje kanë ofruar Ministria Turke e Arsimit dhe Fondacioni Maarif.

Me mbështetjen e Turqisë, është aftësuar edhe stafi mësimdhënës dhe rreth 6.000 mësues punojnë në shkollat ​​e rindërtuara, ku mësimet i ndjekin rreth 200.000 nxënës.

Procesin e kthimit të refugjatëve në rajon gjithashtu e kanë inkurajuar edhe investimet në sektorin e shëndetësisë. Turqia ka ndërtuar një spital shtetëror në Jarabulus, i cili mesatarisht në ditë siguron shërbime shëndetësore për 400 pacientë. Po ashtu janë rindërtuar edhe spitalet në Azaz dhe Jarabulus. Ndërtimi i spitaleve të reja në al-Bab dhe rrethet Mare dhe Cobanbey është në vijim.

Me mbështetjen e Fondacionit Turk Diyanet, në këtë rajon verilindor janë restauruar 108 xhami, ku rreth 500 punonjës ofrojnë shërbime fetare./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit