Dyfytyrësia e Vuçiçit, Serbia do heqë dorë nga mitet për Kosovën, asnjë përpjekje deri tani!

Mos i humb

Vuçiç nga njëra anë thotë se Serbia duhet të heqë dorë nga mitet, por nga ana tjetër nuk ka asnjë përpjekje për të folur pozitivisht me Kosovën.

Për të hyrë në BE deri më 2025, Serbia ka shumë për të bërë. Një nga kushtet kryesore është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kanë thënë në Forumin e Biznesit në Kopaonik, gazetari i Londrës “The Economist t” Tim Judah dhe profesor austriak Florian Bieber.

“Si Serbia dhe vendet e rajonit kanë shumë punë që duhet bërë në lidhje me kapitullin për përafrimin dhe harmonizimin e legjislacionit, institucioneve përgatitore për BE. Mirëpo, kjo nuk është e vetmja që Brkuseli kërkon, mua më duket se vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë, janë duke pritur që Bruksel të u ndihmojë në iniciativën e tyre, duhet të punohet më shumë nga vendet e Ballkanit”, ka thënë Bieber, profesor në Universitetin e Graz-it, njëherit edhe ekspert për Ballkanin.

Profesori austriak tha se duke pasur parasysh se si duken gjërat tani, duket se stimulimi është i nevojshëm, por është gjithashtu e qartë se sundimi i ligjit dhe liria e medias duhet të përmirësohen.

“Ky është mesazh i qartë nga Strategjia e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, dhe qeveritë në rajon këtë duhet ta kuptojnë. Është gjithashtu e qartë se kontestet bilaterale duhet të zgjidhen kur është fjala për Serbinë për çështjen e Kosovës”, tha ai, duke theksuar se “ju nuk mund të thoni që kemi zgjidhur Kosovën, dhe tani të mos punoni më asgjë në këtë drejtim”.

Bieber gjithashtu thekson se është i impresionuar pasi Serbia po e përgatit popullin e saj ngadalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por, siç tha ai, “ky proces po shkon shumë ngadalë”, transmeton lajmi.net. “Nëse ka zëra agresivë që nuk janë të orientuar drejt kompromisit nga qeveria, atëherë ky është problemi. Problemi është se Vuçiq nga njëra anë thotë se Serbia duhet të heqë dorë nga mitet, por nga ana tjetër nuk ka asnjë përpjekje për të folur pozitivisht me Kosovën…”, ka thënë ai.

Gazetari britanik i “The Economist”, Tim Judah i ka thënë Blicit serb se Kosova nuk është gjëja e parë dhe e vetme që kërkohet nga Serbia që duhet të zgjidhet përpara se të bëhet anëtare e BE. Dialogu ka filluar përsëri, dhe Juda thotë “është relativisht optimist për këtë”.

Ai thotë se beson se Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtarë të Bashkimit deri në vitin 2025, duke përmbushur të gjitha kushtet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit