Dymbëdhjetë vjet nga Lufta Gjeorgji-Rusi

Mos i humb

Kryeministri i Gjeorgjisë, një shtet në rajonin e Kaukazit, Giorgi Gakharia, në 12-vjetorin e Luftës mes Gjeorgjisë dhe Rusisë, ndryshe e njohur edhe si “Lufta e Osetisë Jugore” the se vendi i tij asnjëherë nuk do t’i mësohet okupimit.

Gakharia, në deklaratën e tij me shkrim me rastin e 12-vjetorit të Luftës së Osetisë Jugore tha se në luftën në fjalë kanë humbur jetën qindra shtetas.

“Këto ditë, ishin dita me plot tragjedi, që na lanë dhimbje të mëdha dhe rezultate të ashpra”, tha ai.

“Ne asnjëherë nuk mund ta tolerojmë okupimin”, shtoi Gakharia.

– Thirrje Rusisë “që t’i heqë ushtarët”

Ndërkohë në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, u theksua se Rusia vazhdon politikën agresore dhe okupuese ndaj Gjeorgjisë.

Në deklaratë thuhet se edhe pse kanë kaluar vite nga Lufta e Osetisë Jugore, Rusia nuk ka respektuar deri më sot marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në vitin 2008, duke shtuar se Rusia vazhdon aktivitetet e saj destruktive dhe provokuese ndaj Gjeorgjisë.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë gjithashtu kërkoi nga Rusia që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit të vitit 2008, të heq ushtarët nga Gjeorgjia dhe të heq vendimin për njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të rajoneve të Abhazisë dhe Osetisë Jugore.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, me rastin e përvjetorit të 12-të të luftës në mbarë vendin do të organizohen aktivitete të ndryshme përkujtimore.

– Çështja e Osetisë Jugore dhe Abhazisë

Në vitet 1992-1993 mes ushtrisë gjeorgjiane dhe grupeve separatiste në Abhazinë të mbështetur nga Rusia ndodhi një luftë, që zgjati për 13 muaj.

Në vitin 2008 ndodhën konflikte mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, e cila njihej si “Lufta e Osetisë Jugore”.

Më pas Abhazia dhe Osetia Jugore të mbështetur nga Rusia kishin shpallur njëanshëm pavarësinë nga Gjeorgjia.

Rusia kishte njohur të ashtuquajturën pavarësi të këtyre dy vendeve në vitin 2008.

Ndërsa Gjeorgjia kishte ndërprerë lidhje diplomatike me Rusinë, ndërsa rolin e ndërmjetësuesit mes dy vendeve e kishte marrë Zvicra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit