Dyndje në urgjencë, ulja e temperaturave sjell viroza te fëmijët

Mos i humb

Ulja e menjëhershme e temperaturave ka rritur numrin e virozave tek fëmijët dhe tek të rriturit. Këtë të diel urgjenca e pediatrisë ishte plot me prindër që sillnin fëmijët e tyre të prekur nga viroza të ndryshme që qarkullojnë.

Në fundjavë paraqiten të gjithë në urgjencën e pediatrisë, pasi qendrat shëndetësore nuk ofrojnë shërbim mjekësor të dielave. Por kjo situatë është edhe gjatë javës, pasi prindërit kanë më tepër besim tek mjekët e Qendrës Spitalore Universitare, kur në fakt duhet të ndodhë e kundërta.

Për shkak të ngarkesës së madhe, një mjek duhet të përballojë një numër vizitash mbi kapacitetin njerëzor, ndërkohë që pediatri në qendrën shëndetësore të lagjes ndjek në vazhdimësi fëmijën dhe mund të jetë më efikas mjekimi atje.

Por ndonëse ka shumë raste të prekurish, si fëmijë dhe të rritur, dhe mjekët e familjes thonë se është grip, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk konfirmon se janë izoluar raste të gripit në vend. Në ISHP thonë se shpesh mjekët e familjeve ngatërrojnë gripin me virozat, pasi shenjat klinike janë të ngjashme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit