“E dhunshme, shumë e egër dhe e tmerrshme”: Trump thotë se nuk pranoi të dëgjonte regjistrimin e vrasjes së gazetarit Khashoggi

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai nuk ka pranuar të dëgjonte një regjistrim që kapte një pjesë të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, duke e quajtur atë “një kasetë të tmerrshme”.

Sipas mediave të huaja, Trump ka thënë se ai nuk ka ndonjë interes në dëgjimin e kasetës, e cila përmban audio të vrasjes së Khashoggit në konsullatën arabe në Stamboll, në fillim të tetorit.

“A keni dëgjuar, ose a e keni dëgjuar vetë kasetën ose keni qenë të informuar për këtë, dhe nëse po, çfarë tregon?”, është pyetur Trump.

E përgjigja e Trump ka qenë: “Ne e kemi kasetën, nuk dua të dëgjoj atë, nuk ka arsye për mua të dëgjoj atë kasetë”.

“Ishte shumë e dhunshme, shumë e egër dhe e tmerrshme”, ka shtuar Trump.

Të martën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë komente të ngjashme ndaj një gazete turke, duke e quajtur kasetën një “fatkeqësi të vërtetë”.

Trump tha gjithashtu se ai nuk e di nëse Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman kishte gënjyer kur ai mohoi të kishte ndonjë përfshirje në vrasjen e Khashoggit, një deklaratë që bie në kundërshtim me vlerësimin e CIA-s të premten se bin Salman personalisht urdhëroi vrasjen e gazetarit./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit