E dini se çfarë ndodhi pas shkrepjes së kësaj fotografie?

Mos i humb

Kjo fotografi e një luani të tërbuar u bë nga Atif Saeed pak sekonda para se luani ta sulmonte atë.

Saeed, një fotograf i natyrës, dëshiroi të shfaqte “karakterin dhe statusin” e një luani, kështu që ai shkoi në një park kafshësh në Lahore, Pakistan.

“Isha ulur para tij pranë veturës sime dhe dera e veturës ishte e hapur. Isha ulur në tokë pak metra larg, dhe ai po më trajtonte si prenë e tij”, tha ai për Daily Mail.

Pasi Saeed e bëri këtë fotografi, ai kërceu prapa në veturën e tij për të shpëtuar.

“Luani në mënyrë agresive kërceu drejt meje dhe unë thjeshtë u gjuajta në veturën time”, tha ai.

“Tani kur mendoj për këtë, nuk mendoj se do të isha në gjendje ta bëja përsëri. Ishte një takim shumë i afërt”, shtoi ai./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit