E kush nuk do ta donte këtë punë që ofron Apple?!

Mos i humb

Besoj se puna nga shtëpia është një ndër ëndrrat e shumë njerëzve dhe së fundmi Apple e ka bërë realitet. Kjo kompani ofron një mundësi të artë: rehatinë e të punuarit nga shtëpia! Apple ka bërë thirrje për punëtorë me kohë të plotë, për pozicionin si: AppleCare at Home Advisor.

Çfarë funksioni do kenë?

Të ndihmojnë klientët kur hasin probleme me produktet teknologjike të kompanisë. iPhones, iPads, Macbooks e shumë të tjera, përfshihen në artikujt të cilët mund të krijojnë probleme për përdoruesit. “Nëse e dashuroni mënyrën se si teknologjia ju ndihmon të zgjidhni shumëçka, me siguri do të jeni të shkëlqyer për të ndarë njohurinë tuaj me të tjerët. Këtë do të bëni çdo ditë nga shtëpia”, shpjegohet në postimin në website të Apple.

Përpos komfortit të të punuarit me pizhama, kjo ofertë vjen si paketë bashkë me disa përfitime. Punëtorët do të paguhen edhe për ditët e pushimit, ashtu sikurse do të kenë zbritje për produktet e Apple. Kompania kërkon që aplikantët të kenë minimumi dy vite eksperiencë në fushën e suportit teknik, ashtu sikurse të jenë të njohur me zgjidhjen nëpërmjet telefonit, e-mail, chat-it etj. Uau, super mundësi, apo jo?/KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit