E la pa post në parti, Rama “shfajësohet” për Ditmir Bushatin

Mos i humb

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama e zëvendësoi deputetin socialit Ditmir Bushati me Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun e ri të Shkodrës, duke i hequr kështu drejtimin e qarkut të Shkodrës.

Por sot, në një konferencë me gazetarët, i pari i qeverisë ka hedhur poshtë zërat se e largoi, pasi ishte një zë kritik. Rama tha se për të qarku i Shkodrës kishte një rëndësi të veçantë dhe nevojitej më shumë aftësi e energji për të arritur ndryshimet e kërkuara atje. Duke qenë se Valdrin Pjetri është edhe kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Rama tha se i besoi atë post.

“Mua s’më rezulton që Ditmiri të ketë bërë ndonjë kritikë shqetësuese, nuk e di ku e keni dëgjaur, mbase më ka shpëtuar edhe mua, por sidoqoftë, kjo s’ka lidhje me vendimin e marrë për të. Organizimi i ri kërkon ritme të reja, energji, aftësi që të bëjnë të mundur këto ndryshime, kaq. Valdrini do jetë edhe kryebashkiak dhe Shkodra për mua është prioritet shumë i rëndësishëm, që ka të bëjë jo me politikën dhe votat, por gjithçka mendoj për atë qytet, historinë e tij, potencialet e tij. Shkodra që kemi sot është një fatkeqësi. Pas mandatit të Valdrinit do keni një Shkodër që do të lërë të njëjtin impakt si Vlora”,- vijoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit