E pathëna nga testamenti i Ibrahim Kodrës: më varrosni si mysliman!

Mos i humb

Ndërsa është ndezur debati mbi faktin nëse trupi i Ibrahim Kodrës – piktorit shqiptar më famë të quajtur dhe “kubisti i fundit”, e njëherësh pasues i Pikasos – duhet të prehet në Ishëm, fshatin e lindjes, apo në Tiranë, prej testamentit të tij rrjedh dhe një detaj tjetër, aspak i njohur deri më tani: amaneti për t’u varrosur si mysliman.

Ky fakt, e shndërron atë dhe në një “Pikaso mysliman”, derisa ka shkuar në atë botë me vetëdijen e të qënit i tillë e që duhet të varroset si i tillë. Këtë fakt e zbulon imami i xhamisë së Ishmit, Benus Alushi, i cili është pikërisht njeriu që ka drejtuar ritin e “faljes së xhenazes”, siç quhet në gjuhën fetare mbi trupin e pajetë të Ibrahim Kodrës.

12746045_10208416389429592_749773295_n

Ai thotë se është njohur me amanetin e të ndjerit në çastin kur arkivoli ka qenë gati gjysëm i mbuluar me dhė.

“Ishin kryer të gjitha ceremonitë sipas protokollit shtetëror. Dhe kur arkivoli nisi të mbulohej me dhė, ishte Behxhet Pacolli që kërkoi të kontaktonte me një drejtues fetar mysliman, e tre vetave që ishim aty na pyeti nëse ishim ne myslimanë. Më ka thënë se Ibrahimi e ka lënë amanet që të varroset me ritet myslimane. Dhe kështu i falëm xhenazen”, shpjegon imami i Ishmit, i cili duket dhe ne foto me në krah Behxhet Pacollin, po ashtu duke bërë lutjet e rastit për shpirtin e të ndjerit.

Por ai thotë se nuk ka patur mundësi që ta pyes më tej Pacollin nëse xhenazja është larë e qefinosur, pasi sipas riteve islame të varrimit duhet të ndodh dhe ky proçes, ndërkohë që dhe trupi i të ndjerit nuk futet në arkivol por shtrihet direkt në tabanin e tokës me fytyrë dhe trup kah drejtimi i Mekës.

Por kjo është një çështje që i takon Pacollit ta sqarojë, njeriut më të afërt të piktorit të madh shqiptar të cilit i besoi dhe disa amanete.

Sepse, nëse sot flitet që amanetet e të ndjerit duhet çuar deri në fund, e që për këtë arsye po bëhet një debat i ndezur mbi faktin se ku duhet të prehet, pikërisht në emër të shenjtërisë së dëshirave të lëna prej tij para ikjes nga kjo botë, nuk është më pak e rëndësishme dhe ai mbi mënyrën e varrimit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit