E përplas makina në Durrës, këmbësorja ndërron jetë rrugës për në spital

39
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë në Durrës.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur tek “ish-Këneta”, ku mjeti tip “Ford”, me drejtues një 24-vjeçar, ka përplasur këmbësoren Sh. V., e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 20.11.2019, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “ish- këneta’, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here