E rëndë Brezovicë, humb jetën nga orteku zv.ministri kosovar

Mos i humb

Një person ka humbur jetën nga rënia e një orteku bore në Brezovicë të Kosovës. Lajmi  për viktimën është njoftuar nga Agjencia për Mjedisin. Sipas drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina  viktima është djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

“Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, tha Morina.

Daciii 1548515203 5213660

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Mësohet se në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.

Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale. I fundit që ka shprehur ngusllëshime është Ben Islami. Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit