E thonë në Rusi: Tensionet në veri të Kosovës “po rriten”

Mos i humb

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se tensionet në veri të Kosovës janë në rritje dhe se autoritetet e Kosovës po e forcojnë kontrollin përgjatë, siç u shpreh ajo, “vijës administrative” me Serbinë.

Komentet e Zakharovas u transmetuan në një seri postimesh në Twitter, në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse.

Duke mos ofruar asnjë dëshmi konkrete për pohimet, Zakharova tha se “forcat e sigurisë të Prishtinës po vendosen në zona afër rajoneve ku jetojnë serbët”.

“Kriza në veri të Kosovës është rezultat i shumë viteve të llastimit të Prishtinës nga mbështetësit e saj të jashtëm: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, tha Zakharova.

“Uashingtoni dhe Brukseli janë të detyruar t’i frenojnë radikalët e Prishtinës, që kanë marrë krahë nga Perëndimi dhe që qëllimisht po e minojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe janë burim konflikti në rajonin e Ballkanit”, tha po ashtu Zakharova.

Rusia e kundërshton pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Kosova dhe Serbia, ndërkaq, janë nën presion ndërkombëtar për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit