E VEÇANTË: NË HAXH ME BIÇIKLETA

Mos i humb

Dy të rinj nga Tetova, Senad Idrizi dhe Amir Asllani u nisën sot me biçikletë për në Haxh.  Dy të rinjtë që ndërmorën këtë aventurë me biçikletë  u përcollën nga familjarët, shokët dhe miqtë e tyre në rrugën e tyre për në Meke dhe Medinë.

Rruga nga Tetova për në Mekë është 4.563 kilometra të cilën këta dy të rinj të tërën do ta kalojnë me biçikleta. Ata kanë marr mjetet e nevojshme për siguri gjatë rrugës si dhe kanë bërë kontrollet e nevojshme mjekësore para se të nisen .

Që kur nisi lufta në Siri, haxhinjtë nga Maqedonia udhëtojnë vetëm me avionë, ndërsa transporti me autobuzë është ndërprerë. Këtë vit nga Maqedonia për në Haxh pritet të shkojnë rreth 1 mijë haxhinj. Nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë kanë informuar se për shkuarjen në haxh, haxhinjtë do të paguajnë nga 4.100 euro.

Nga BFI kanë sqaruar se ky çmim është më I lartë se vitin e kaluar pasi ka kushte më të mira hotelerike dhe  udhëtim më të sigurta dhe më komod. Regjistrimi i haxhinjve është duke vazhduar, ndërsa nisja do të bëhet më 9 dhe 10  gusht të këtij viti./SHENJA/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit